Në Mitrovicë u mbajt debati për kornizën ligjore dhe politikat në fushën e rinisë

0
61

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport Sot në bashkëpunim me Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport-Departamenti për Rini sot në Mitrovicë, ka mbajt debat për kornizën ligjore dhe të politikave në fushën e rinisë.

Në këtë takim të pranishëm ishin drejtori i DKRS-së, Tafil Peci, drejtori i Departamentit të Rinisë në MKRS, Xhevat Bajrami, përfaqësues nga KVRL-të, Qendrat Rinore, OJQ-të dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Me këtë rast, drejtori Peci, ka thënë se përkushtimi i drejtorisë për rininë mitrovicase do të jetë gjithmonë prioritet dhe sipas mundësive buxhetore jemi mundur të mbështesim të rinjtë në zhvillimin e aktiviteteve të tyre.

Ndërsa Xhevat Bajrami, nga Departamentit i Rinisë në MKRS-së ka thënë se përmes këtij debati shpreson që shoqëria civile dhe të rinjtë të dalin me propozime konkrete lidhur me draft dokumentin për pjesëmarrjen e të rinjve.

Ai më tutje ka shtuar se Departamenti i Rinisë synon fuqizimin e të rinjve dhe krijimin e mjedisit përkrahës për zhvillimin shoqëror, pjesëmarrjen e të rinjve në jetën aktive shoqërore si dhe zhvillimin e shkathtësive jetësore tek të rinjtë.

Ndërsa nga të rinjtë pjesëmarrës në këtë debat u kërkua që të këtë kod të veçantë për të rinjët dhe kjo të rregullohet edhe në mënyrë ligjore, kështu OJQ-të mos të trajtohen tek ATK si lloje te bizneseve.

Po ashtu të rinjtë kërkuan që të rregullohet edhe funksionimi i strukturave rinore brenda KRLV-së, Qendrave Rinore dhe mekanizmave të tjerë rinorë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here