Në rajonin e Shalës së Bajgorës të gjitha rrugët janë të kalueshme

0
204

Në rajonin e Shalës së Bajgorës të gjitha rrugët janë të kalueshme

Drejtori për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Naser Muja, ka dalë në terren për të parë nga afër gjendjen e rrugëve, në rajonin e Shalës së Bajgorës, pas reshjeve të fundit të borës.

Me këtë rast drejtori Muja, gjatë inspektimit bën të ditur se të gjitha rrugët janë të kalueshme, duke thënë se ka intervenime të shpeshta të kompanive për mirëmbajtjen e rrugëve në zonën e Shalës së Bajgores, për shkak të telasheve që paraqiten si pasojë e fërfëllizës që mbretëron atje herë pas here.

Po ashtu ai ka kërkuar nga kompania e kontraktuar që të jetë sa më aktive dhe e gatshme vazhdimisht, që t’u dilet në ndihmë qytetarëve sidomos në ato zona ku gjendja është më e vështirë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here