Në Vushtrri, diskutohet për rolin e të rinjëve dhe inkuadrimin në proceset vendimmarrëse

0
172

Organizuar nga Forumi për Demokraci FODEM, të enjtën në Vushtrri është organizuar aktivitet me nxënësitve shkollave të mesme të kësaj komune, me qëllim diskutimi lidhur me rritjen e pjesëmarrjes së të rinjëve në proceset vendimmarrëse.

Në takim ishin prezent drejtues të institucioneve lokale dhe nga Ministria e Kulturës, drejtori i Departamentit të Rinisë në MKRS, Xhevat Bajrami, drejtori i Drejtorisë së Arsmit në Vushtrri, Afrim Namani, drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë në Vushtrri, Fatmire Cecelia dhe arsimtarë të shkollave të mesme.

Arta Ismajli, menaxhere e projektit theksoi se qëllimi i këtij projekti është pjesëmarrja e të rinjëve në proceset vendimmarrëse. “Me këtë synohet angazhimi i të rinjëve në proceset zhvillimore që ata të jenë sa më aktiv dhe të jenë edhe bartës të prceseve që janë në interes të të rinjëve dhe shoqërisë”, tha menaxherja e projektit Arta Ismajli.

Farmire Cecelia, drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport në Komunën e Vushtrrisë, tha se janë të angazhuar dhe kanë qëllim parësor mbështetjen e të rinjëve në aktivitete dhe iniciativa që janë në interes dhe funksion të tyre. “Ne gjithëmon do të përkrahim dhe shfrytëzojme kapacitetet e të rinjëve për t’iu dhënë mundësi dhe hapësire sa më të madhe në realizimin e projekteve dhe aktiviteteve që janë në interes dhe dobi të të rinjëve”, theksoi drejtoresha Cecelia.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Vushtrri, Afrim Namani, tha se është me rëndësi që të rinjtë të jenë sa më shumë aktiv. Ai inkurajoi të rinjtë të jenë sa më këmbëngulës dhe më të përkushtuar që ata të jenë pjesë e proceseve vendimmarrëse.

Xhavit Mehmeti, drejtor ekzekutiv i organizatës FODEM, tha se është me rëndësi që edhe të rinjtë të angazhohen dhe të inkurajohen dhe të përkrahen që të jenë edhe ata pjesë e proceseve vendimmarrëse dhe të luaj rolin e tyre që iu takon në shoqëri.

Xhevat Bajrami, drejtor i Departamentit të Rinisë, në Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport, përshëndeti iniciativën e ndërmarrë nga FODEM dhe theksoi se është me rëndësi që të rinjtë të angazhohen sa më shumë në procese të ndryshme.

Ndërkaq, gjatë diskutimit të rinjtë shfaqen problemet dhe dhanë idetë e tyre duke diskutuar edhe për mënyrën dhe inkuadrimin e të rinjëve në zhvillime të ndryshme, qoftë atyre edukative dhe arsimore, por edhe në aspektin e vendimmarrjes dhe inkuadrimin e tyre në fushat ku mund të japin kontribut për përmirësimin e gjendjes së të rinjëve në përgjithësi. /Vizioni.info/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here