Nënkryetari i Mitrovicës vjen me një urim

0
23

 

 

Urime Festa e 28 Nëntorit të gjithë Shqiptarëve kudo që janë.

Kjo ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne, ka qenë dhe mbetet simbol i bashkimit, unitetit, lidhjes, krenarisë, qëndresës dhe vendosmërisë së popullit shqiptarë. Kjo është një ndër ditët më të ndritshme dhe më të rëndësishmet të Rilindjes sonë kombëtare, në gjithë historinë tonë. Liria e arritur, është vlera jonë dhe pasuria më e çmuar e shoqërisë tonë, e cila nuk falet e as dhurohet, por fitohet me shumë punë e përpjekje, gjak dhe vuajtje brezash.

Po këtë ditë është edhe ditëlindja e Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që sakrifikuan edhe jetën e tyre për vendin tonë. Janë ngjarje që i dhanë shpirt historisë sonë. Festat e Nëntorit janë festat e krenarisë sonë kombëtare, të cilat na dhanë forcë e kurajë për lindjen e shtetit të Kosovës.

Në këtë ditë të shënuar, iu përkulemi të gjithë atyre të cilët luftuan dhe flijuan vehten dhe familjet e tyre për lirinë dhe pavarësinë e atdheut tonë.

Pra edhe një herë Urime Dita e Flamurit, 28 Nëntori.
Festofshim gjithmonë së bashku.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here