Nënkryetari Mujka priti në takim përfaqësues nga organizata “Akti” dhe “Valët e Paqes”

Sot, nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, priti në takim pune drejtorin organizativ dhe koordinatorin e projekteve të Organizatës Rinore “Akti”, Rexhep Gojnovci dhe Hajredin Ferataj si dhe udhëheqësin e Qendrës Rinore “Valët e Paqes” nga Mitrovica.

Në këtë takim u bisedua për mundësinë e bashkëpunimit në mes të Komunës së Mitrovicës, “Akti” dhe “Valët e Paqes” në realizimin e projektit të financuar nga UNDEF me qëllim të forcimit të Qendrave Rinore në 10 komuna të Kosovës.

Projekti i cili u prezantua ka të bëjë me themelimin e një ndërmarrjeje sociale, pasi tashmë veç ekziston ligji për ndërmarrjet sociale, ku përmes këtij projekti do të punësohen 5-7 gra, që ato i mbajnë familjet e tyre. Disa nga to do të duhej të ishin edhe nga komuniteti i të riatdhesuarve që hasin në probleme të mëdha në riintegrimin e tyre në shoqërinë tonë.

Realizimi i këtij projekti do të kishte benefite të shumta, në këtë mënyrë mund të krijohen mundësitë që nga një grupi i vogël i grave të arrihet pavarësimi financiar dhe ngritja e vetëdijes mbi rolin e gruas në shoqëri. Po ashtu i gjithë fitimi i ndërmarrjes do të investohej në komunitet, varësisht nga nevojat dhe mundësitë që parashtrohen.

Nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, ka thënë se me kënaqësi komuna jonë do të jetë pjesë e këtij projekti i cili njëkohësisht është edhe sensibilizues për rolin e gruas por edhe trajton problemet e të riatdhesuarve në qytetin tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here