Edhe një donacion për Shëndetësinë
Të dashur qytetarë të Komunës së Vushtrrisë, të nderuar pacientë!
Sot kemi siguruar edhe një veturë shtesë për ekipin mjekësore të terrenit nga projekti me Islamic Relief. Kjo vetëm sa do t’i fuqizojë edhe më tepër kapacitetet e shërbimit të terrenit në kuadër të Kujdesit Parësor Shëndetësor të Komunës së Vushtrrisë, duke qenë edhe një hap më afër qytetarit.