NJË GRUA NË PRISHTINË BËHET PËR SPITAL NGA DY PERSONA – TË DYSHUARIT LIHEN TË LIRË

0
9

Një grua në Prishtinë është bërë për spital pasi që është sulmuar fizikisht nga dy persona të dyshuar, një femër dhe një mashkull.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ferat Dragaj” rreth orës 15:30, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Lidhur me rastin policia ka njoftuar se dy personat janë arrestuar, ju është konfiskuar një revole ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar.

“Rr. Ferat Dragaj,  Prishtinë 07.12.2018 – 15:30. Viktima femër K-Shqiptare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar, një femër K-Shqiptare dhe një mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor  një arme është konfiskuar ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar, rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here