Një i vdekur pas aksidentit në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

0
20

Një person ka ndërruar jetë dhe pesë të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Rastin  e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, e cila tha se aksidenti ka ndodhur mes një autobusi dhe një veture rreth orës 18:00.

“Viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa personat  e tjerë janë dërguar për tretman mjekësor”, tha më tej Ahmeti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here