Organizata zvicerane AQH ndihmon shëndetësinë në Mitrovicë

0
241

Organizata zvicerane AQH ndihmon shëndetësinë në Mitrovicë

Organizata zvicerane që merret me sektorin e shëndetësisë AQH, ka dhuruar një donacion në mjete pune për shëndetësinë në Komunën e Mitrovicës, pako në mjete për dhjetë Qendra të Mjekësisë Familjare dhe pako për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë.

Sipas kryeshefit të QKMF-së në Mitrovicë, Burim Pllana, këto pako në mjete pune, përbëjnë otoskop, oftalmosokop, pulsoksimetra, peshore, reflektor, inhalator, çanta për punë në terren dhe mjete tjera pune, që janë të nevojshme për punë të përditshme në qendrat mjekësore.

Me këtë rast, kryeshefi i QKMF-së, Burim Pllana, i ka falënderuar AQH-në, e cila në vazhdimësi e ka ndihmuar QKMF-në e Mitrovicës.

Për këtë donacion, drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi, Erseka Hasanaj Barani, ka falënderuar dhe vlerësuar lartë kontributin e Organizatës së AQH-së, e cila në vazhdimësi e ka përkrahur sektorin e shëndetësisë në qytetin e Mitrovicës, me mjete pune dhe me trajnime.

“Në emër të drejtorisë, i falënderoj organizatën zvicerane AQH-në, të cilët janë edhe partnërët tanë, falë tyre dhe projekteve të cilat kanë arritur ti implementojnë në qytetit tonë, tani më qytetarët tanë mundë të marrin shërbime më cilësore, pasi këto mjete pune, ndihmojnë në masë të madhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore, si dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve”, është shprehur ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here