Pacolli pret në takim ambasadorin japonez – Vitin e ardhshëm mbahet Forumi Ekonomik mes dy vendeve

0
116

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur në një takim ambasadorin jo-reziden të Japonisë në Kosovë, Kiyoshi Koinuma, me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit të Kosovës si dhe avancimin e marrëdhënieve të të dyja shteteve.

Ata po ashtu kanë folur edhe për organizimin e ceremonisë për shënimin e 10 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike në mes dy vendeve në fillim të vitit të ardhshëm.

Në këtë shënim do të mbahet edhe Forumi Ekonomik në mes dy vendeve që pritet të mbahet në gjashtë mujorin e parë të vitit 2019.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here