Pacolli shpreh ngushëllime shtetit të Çekisë, për humbjen e 13 minatorëve

0
11

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, i ka shprehur ngushëllimet e tij të thella homologut çek, Tomáš Petříček dhe atij polak, Jacek Czaputowicz, në lidhje me tragjedinë, që ndodhi në Republikën Çeke, ku si pasojë e një eksplodimi humbën jetën 13 persona.

“Eksplodimi në minierën e thëngjillit në Republikën Çeke, që la të vdekur 13 njerëz është një lajm trishtues dhe ngjarje tragjike për popullin polak dhe çek. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta homologut tim çek, Tomáš Petříček, atij polak, Jacek Czaputowicz, popujve të dyja vendeve dhe familjeve, që humbën më të dashurit e tyre,  ndërsa të plagosurëve shërbim sa më të shpejtë. Republika e Kosovës qëndron me popullin polak dhe çek në këto momente të vështira pikëllimi”,  shkruhet në komunikatën e dërguar nga MPJ se ka thënë kryediplomati kosovar, Pacolli.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here