Pamjet kur Haradinaj ia thotë në sy Hashim Thaçit: Do t’i ruajmë kufijtë nga ti

0
11

Kryeministri Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk e lejoji që t’i ikë momenti kur u ndodh përballë Hashim Thaçit sot gjatë inaugurimit të një kompleksi memorial në Marinë të Skenderajt për t’i thënë në sy se do t’i mbrojë kufijtë nga ai.

Haradinaj i tha Thaçit se do të mbrohen kufijtë e Kosovës dhe nuk do lejohet askush që t’i prek ata. Reagimi i Haradinajt erdhi pasi Thaci përmendi përsëri  korrigjimin e kufijve pasi ndau urdhrin “Hero i Kosovës” për 158 dëshmorët e varrosur në Kompleksin Memorial në Marinë: UÇK-ja të pamundurën e bëri realitet!

Kundër Thaçit, me tone më të buta, foli edhe Veseli i cili tha se duhet ruajtur integriteti territorial i vendit.

Ky është rasti i parë para publikut që Haradinaj i ka përsëritur Hashim Thaçit se do ti mbrojë kufijtë nga ai.

Ndryshe që nga paraqitja e parë e Thaçit në publik për ndryshim të kufijve, Haradinaj ka dalë kundër duke thënë se ky ndryshim çon në luftë dhe konflikt të ri.
data:video/mp4;base64,AAAAIGZ0eXBpc29tAAACAGlzb21pc28yYXZjMW1wNDEAAAAIZnJlZQAAAwZtZGF03gIATGF2YzU3Ljg5LjEwMABCIAjBGDgAAAKgBgX//5zcRem95tlIt5Ys2CD

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here