Parashikimi i motit në pesë ditët e ardhshme në Kosovë

0
21

IHMK’ja përmes një komunikate për media bën të ditur se në pesë ditët e ardhshme në Kosovë do të ketë reshje të dobëta të borës.

“Do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët dhe kohë pas kohe me diell. Dy ditët e para të javës parashihet që të ketë vranësira të dendura dhe reshje bore, e në Dukagjin reshjet e borës do të jenë të përziera me shi. Nuk parashikohet të ketë reshje të intensitetit të lartë por të intensitetit të ulët deri mesatar, kryesisht të hënën por edhe ditën e marte vende-vende mund të ketë reshje lokale”, thuhet në komunikatë.

Pos kësaj situate meteorologjike, mëngjeset do të jenë me ngrica dhe me kushte për mjegull, kryesisht në viset e ulëta.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -10 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 4 gradë Celsius.

E mërkura paraqitet si dita më e ftohtë , ndërsa e enjte parashihet të regjistroj maksimalet e kësaj jave. Shtypja atmosferike do të ketë luhatje duke regjistruar vlera nën kufijtë e normales, por nga e marta, sërish do të ketë ngritje mbi vlerat e normales.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-12m/s

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here