Pjesë e bandës kriminale, Stresi del sot para trupit gjykues

0
9

Sot në mesditë, Gjykata e Tiranës do të rivlerësojë masën e sigurisë “arrest me burg”, që ishte dhënë në mungesë paraditen e së mërkurës per reperin Arkimed Lushaj, njohur si Stresi.

Kjo gjykatë, me vendimin nr.1972 të datës 17.10.2018, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, në lidhje me veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.

Nga ana tjetër, Policia tha se arrestimi i Stresit ishte kryer gjatë operacionit “Forca e Ligjit”, i dyshuar si një nga anëtarët e një grupi kriminal që operon në Tiranë në lidhje me aktivitetin e kundërligjshëm me tendencë “Trafikim narkotikësh” dhe “Krimeve kundër personit”.

Arrestimi u krye nga Njësia Hetimore e Task- Forcës Speciale Vendore Tiranë në Departamentin e Policisë Kriminale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit.

Policia tha mbrëmjen e së mërkurës se ndalimi i 31-vjeçarit Arkimed Lushaj u bë pas një hetimi disamujor në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, me metoda speciale të hetimit që janë kryer në funksion të një grupi kriminal.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here