Podujevë: Goditet për vdekje këmbësori 41 vjeçar, policia arreston ngasësin 21 vjeçar

0
106

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin fatal i cili ndodhi pasditen e së hënës që e lëm pas në magjistralen Podujevë-Kërrpimeh.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur saktësisht në fshatin Peran, ku si pasojë një person në cilësinë e këmbësorit ka humbur jetën.

Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësoret:

Rr. M, femër 37 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës dhe B.M, mashkull 41 vjeç shtetas i Republikës së Kosovës, i cili nuk ka mundur tu përballoj plagëve të mara dhe i njëjti ka ndërruar jetë.

Vdekja e viktimës është konfirmuar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit Golf V dhe dy këmbësorë.

Ngasësi i automjetit Golf V, A. S, mashkull 21 vjeç, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48orësh.

Trupi i viktimës B.M. është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion, thekson policia

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here