Polici serb që arrestua nga forcat speciale në veri, flet gruaja e tij

0
81

Gruaja e Dragisa Markovic, policit i cili u arrestuar sot nga forcat speciale të Policisë së Kosovës, ka rrëfyer se si kishte ndodhur e gjithë ngjarja.

“Ata kishin ardhur në orën 5:30 në mëngjes. Unë ua hapa derën, dhe ata më pas e morën atë. Unë nuk e di arsyen se pse ka ndodhur dhe skam informacione akoma. Ata ishin dhjetëra policë që hynë brenda. Unë ende nuk ndjehem mirë, sepse duhej të qetësoja fëmijën e vogël i cili u frikësua shumë. Unë nuk e di ku është ai, nuk di asgjë”, ka thënë ajo, shkruan RTS, transmeton Gazeta Express.

Edhe një fqinjë i familjes Markovic ka thënë se ka parë një numër të madh të policëve në ndërtesë.

“ Këtë mëngjes u zgjuam nga zhurmat e mëdha. U zgjova dhe doja të dija se çfarë po ndodh në ndërtesën ku jetoja. Nuk mund të dilja nga dera e banesës sepse aty kishte një numër të madh të policëve të Kosovës që ishin të armatosur me armë të gjata”, ka rrëfyer ai.

Ai thotë se nga ballkoni i banesës ka parë momentin e arrestimit të dy policëve, Curic dhe Markovic, dhe momentin kur janë futur në makinë.

“Ishte vërtet e frikshme”, ka thënë ai.

Aksioni i sotëm i forcave speciale të Policisë së Kosovës është bërë si pjesë e planit për të kapur personat e dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ky aksion nuk ka asnjë prapavijë politike.

Lexo më shumë në: https://fb.gazetaexpress.com/lajme/polici-serb-qe-arrestua-nga-forcat-speciale-ne-veri-flet-gruaja-e-tij-598154/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here