PRAK bëjnë thirrje të ndërpritet greva në shëndetësi

0
19

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK dëshiron të shprehë shqetësimin e sajë për gjendjen e pacientëve pas hyrjes së stafit shëndetësor në grevë!

“Ne konsiderojmë se stafi shëndetësor duhet të ketë paga në përputhje me detyrat, përgjegjësitë dhe punën që bëjnë. Kjo gjë mund të arrihet vetëm përmes ndërrimit të mënyrës së pagesës, përkatësisht duke e ndarë blerësin nga ofruesi i shërbimit shëndetësor dhe duke e aplikuar pagesën për performanc” thuhet në komunikatën ë dërguar nga PRAK.

Ata më tej thanë se edhe rritja e pagave të stafit mjekësor në të kaluarën, nuk e kanë përmirësuar cilësinë e shërbimeve, ajo ka mbetur e njëjtë edhe 20 vite pas luftës.

Prandaj, e vetmja zgjidhje sipas tyre është që të ndahet blerësi nga ofruesi i shërbimeve shëndetësore, përkatësisht implementimi i skemës së Sigurimeve Shëndetësore.

“Është e pa pranueshme që stafi mjekësor t’i përdor pacientët si “mish për top” në “luftën” që ata po bëjnë me Qeverinë për rritjen e pagave të tyre. Viktimizimi i pacientëve në këtë mënyrë, është i pa drejtë kur e dijmë se ka masa të tjera që mund të përdoren, siç është psh. Protesta”, deklaron PRAK.

Ata e konsiderojnë edhe më shqetësues faktin kur një pjesë e stafit mjekësor jashtë organizimit sindikal ka hyrë në grevë.

Për këtë ata i ftojnë organet e drejtësisë të nisin procedura gjyqësore, pasi që një grevë e tillë është e pa ligjshme dhe krijon anarki.

“Përmes kësaj komunikate, ju bëjmë thirrje përfaqësuesve sindikal që ta ndërpresin grevën dhe Qeverisë së Kosovës të reflektoj ndaj kërkesave të grevistëve”, thotë PRAK.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here