Prishtinë: U mbajt Konferenca Modeli i Kombeve të Bashkuara në Kosovë organizuar nga iCHAT,

0
96

Konferenca Modeli i Kombeve të Bashkuara në Kosovë organizuar nga iCHAT, edhe këtë vit mblodhi të rinjë nga gjithë bota për të simuluar proceset legjislative të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Përveç punës akademike dhe simuluese, gjatë këtyre 5 ditëve të konferencës u organizua edhe një udhëtim me këta të rinjë për të promovuar vendin, vlerat kulturore, traditën dhe historinë e bujshme shqiptare. Ne mesin e këtyre të rinjëve për herë të parë në Kosovë erdhi dhe Moti White. Udhëtimi i planifikuar për të promovuar vlerat e vendit, filloi me vizitën e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Duke u njohur me historinë e re të popullit shqiptar dhe sakrificën e Jasharajve, Moti pranoi një fotografi gazete nga nëna e tij në të cilën ai si 10 vjeçar gjatë vitit 1999 në rrugët e Los Angeles bashkë me shokët dhe shoqet e shkollës së tij mblodhi të holla për t’u dalë në ndihmë fëmijëve refugjatë kosovarë.

Moti u shpreh: “Kur isha 10 vjeç, në vitin 1999, dëgjova për luftën dhe gjenocidin në Kosovë. I mërzitur, dëshiroja të bëja diçka dhe kështu ndihmova të grumbullonim ca të holla për refugjatët kosovarë në shkollën fillore në Los Anxhelos. Unë nuk e di nëse kjo gjë ka ndihmuar ndopak, por këtë javë unë kam qenë aq i nderuar, sepse ardhja në Kosovë ka nënkuptuar mbylljen e një rrethi (kapitulli) në jetën time”. Në këtë mënyrë, Kosova International Model United Nations 2018, u bë faktor i promovimit të vlerave njerëzore mes të rinjëve, ajo që u planifikua si konferencë akademike për të simuluar proceset legjislative të OKB-së doli të jetë edhe një pikë takim mes të kaluarës dhe të sotmes, një çast emocioni dhe një histori e rikthyer në një copë gazete nga rrugët e Amerikës të vitit 1999.

Për Gazeten Focus Përgatitën: Albanë Hoti & Agnesë Jashari

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here