Prokuroria sqaron rastin e spiunit të rrejshëm të AKI-së, i cakton 30 ditë paraburgim

0
62

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se  ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, të dyshuarit me inicialet E.J.

I njëjti dyshohet se dyshohet se ka përpiluar një dokument të rremë gjoja se është zyrtar në Agjencinë Kosovare për Inteligjencë (AKI) dhe atë dokument e ka përdorur në kohën kur është ndalur nga Policia e Kosovës gjatë kontrollit rutinë, duke i venë në lajthim nën arsyetimin se është me detyra apo punë konkrete nga AKI-ja.

Prokuroria në fjalë gjithashtu ka sqaruar se E.J nuk ka pasur qasje në dokumente apo informacione topsekrete.

Më poshtë gjeni komunikatën e plotë

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin lidhur me shkrimin e publikuar sot  në portalin “Insajderi.com” me titull: “Skandal spiunazhi-me dokument të falsifikuar siguron qasje në dokumente topsekrete”.

Prokuroria Themelore e Prishtinës, njofton opinionin se personi tani më i arrestuar me inicialet E.J. nuk ka pasur qasje në dokumente apo informata topsekrete, të cilat janë pronë e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), por dyshohet se i njëjti duke e përdorur një dokument – vendim të falsifikuar, i përpiluar më datë 19.02.2018, kinse i lëshuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, me të cilin ka tentuar të abuzoj në forma të ndryshme dhe për qëllime të ndryshme, për të cilat tashmë kanë filluar hetimet nga prokurori kompetent i Prokurorisë Themelore të Prishtinës. Për këtë çështje Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve me datë 12.12.2018.

Prokuroria thekson se gjatë zhvillimit të hetimeve do të merren informacione dhe prova të cilat do të vërtetojnë se i njëjti e ka përdorur këtë vendim, apo vetëm ka tentuar ta përdorë.

Andaj, Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka bërë kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit E.J., si dhe, Gjykata Themelore e Prishtinës e ka aprovuar kërkesën dhe ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here