PSD edhe në Drenicë

0
16

Partia Socialdemokrate ka hapur zyre edhe në Drenas.

Aty, nënkryetari Qëndron Kastrati, sekretarja e përgjithshme Aida Dërguti dhe koordinatori i degës, Helidon Kastrati, kanë ftuar qytetarët e kësaj komune që të bashkohen në përpjekjen e përbashkët për organizim demokratik dhe për politika sociale.

“Qeverisja e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas ka qenë ndër vite manifestim i papërgjegjësisë, zhvatjes së parasë publike dhe nepotizmit. Si rezultat, Drenasi është sot ende pa aparatura mjekësore ekzistenciale në Qendrat e Mjekësisë Familjare, me infrastrukturë të dobët rrugore, si dhe me mungesë të trotuareve dhe të objekteve shkollore” thuhet mes tjerash në njoftimin e kësaj partie dërguar mediave.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here