Punëtorët shëndetësorë në grevë 24 orëshe

0
26

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se sot duke filluar nga ora 07:00, do të ketë grevë 24 orëshe në të gjitha institucionet shëndetësore të vendit.

Ata kërkojnë kalimin e Ligjit mbi pagat, duke u bazuar në amendamentet e FSSHK-së apo Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, si dhe të nis menjëherë implementimi i ligjit.

FSSHK njëherësh kërkon mirëkuptim nga popullata për rastet jo-emergjente dhe apelon që greva të ketë përkrahjen e institucioneve shëndetësorë private.

Sipas sindikatës së shëndetësisë,  greva organizohet duke u bazuar në vendimin e Këshillit Drejtues të datës 20.12.2018.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here