Rahoveci ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike për një muaj

0
16

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka nënshkruar urdhëresën për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike.

“Pika 1 e urdhëresës thotë se ndalohet përdorimi i produkteve piroteknike në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe. Kurse pika 2 thotë se ndalesa sipas pikës 1 të urdhëresës vlen për periudhën prej datës  15 dhjetor 2018 deri me 15 janar 2018”.

“Bazuar në piken 3 të urdhëresës thuhet se personat të cilët bijnë në kundërvajtje me dispozitat e urdhëresës do të ndëshkohen me gjobë në shumën prej 100 euro”, njofton kjo komunë.

Poashtu bëhet e ditur se për zbatimin e kësaj urdhërese do të përkujdeset Drejtoria për Inspeksion në Komunën e Rahovecit. dhe ajo hyn në fuqi menjëherë pas nënshkrimit të kryetarit të komunës

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here