Ramiz Lladrovci i pakënaqur me ndarjen e granteve nga MMPH

0
13

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është shprehur i pakënaqur me ndarjen e granteve nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

MMPH-ja i ka ndarë Komunës se Drenasit 100 mijë euro grant për përformancën tonë mjedisore.

“Komuna e Drenasit, sipas vlerësimeve të kësaj Ministrie, u vendos në rendin e pestë dhe granti i planifikuar nuk u dha për pesë komuna por për 10, duke ulur sasinë e grantit më shumë se dyfish”, ka shkruar Lladrovci në llogarinë e tij të Facebook-ut.

“Konsideroj se institucionet qendrore, duhet të respektojnë vendimet e veta dhe me rastin e vlerësimit, të ruajnë objektivitetin me vlerësim real, pavarësisht raporteve individuale”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here