Ramush Haradinaj: Pikëllues lajmi për vdekjen e mikut të Kosovës, Paddy Ashdown

0
111

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve për vdekjen e mikut të Kosovës, Paddy Ashdown.

Haradinaj ka thënë se Ashdown ishte një nga përkrahësit më të mëdhenj të intervenimit ushtarak të NATO-s në Kosovë dhe dëshmitar në Tribunalin e Hagës, kundër Millosheviqit.

“Pikëllues lajmi për vdekjen e mikut të Kosovës, Paddy Ashdown, i cili për një dekadë udhëhoqi partinë Liberale Demokratike në Britani dhe kishte shërbyer si emisar i Qeverisë britanike gjatë luftës në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij të Facebook-ut.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here