Rashica bën shqiponjën para ndeshjeve të Kosovës, tregon se zemra i rrah shqip

0
73

Milot Rashica është duke shkëlqyer me Werder Bremenin nga ndeshja në ndeshje.

Reprezentuesi i Kosovës vetëm në këto 75 ditët e para të vitit 2019, në nëntë ndeshje, ka arritur në kuotën e shtatë golave.

Paraqitje të mirë, Rashica bëri edhe dje në fitoren kundër Bayer Leverkusenit ku shënoi një gol për t’ia siguruar fitoren skuadrës së tij 3:1.

Por, Werder Bremeni duket se nuk është i kënaqur që kjo javë do t’i dedikohet ndeshjeve të Kombëtareve.

Kështu, permes rrjetit social Twitter, klubi nga Bremeni ka shkruar: “Ndeshjet ndërkombëtare janë..”, duke i bashkuar edhe një ‘emoji pikëllues’.

Dhe Rashica nuk ka vonuar duke iu kundërpërgjigjur skuadrës së tij me një foto në fanellën e Kosovës si dhe me shqiponjën në duar.

Kjo dëshmon se Rashica mezi po i pret ndeshjet e radhës – kundër Danimarkës dhe Bullgarisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here