Rektori i UP’së nuk shprehet kundër transferimit të studentëve nga Tetova

0
12

Kërkesa e të parit të qeverisë, Ramush Haradinaj drejtuar rektorit të UP-së Marjan Dema ka hapur debat në ambientet akademike.

Kryeministri kërkon që gjithë studentët nga Kosova që studiojnë në Universitetin e  Mjekësisë në Tetovës të kenë mundësi të transferohen në UP. Sipas tij kjo do të duhet të ndodhë për arsye të shpenzimeve të mëdha që kanë këta student.

Javën e kaluar në mbledhjen e rregullt të senatit, pati polemika të ashpra kundër këtij vendimi, dekanë dhe senatorë theksuan se ky vendim vetëm do ta vështirësonte gjendjen në fakultetin e mjekësisë.

Gjatë një konference për media, sot rektori Marjan Dema nuk u shpreh kundër kësaj kërkese, mirëpo tha se janë në proces të marrjes së një vendimi.  Sipas tij, pikërisht këta student janë ata që po humbin më shumë.

“Jemi duke e shqyrtuar, qoftë se do të rrezikohet cilësia e nuk kemi kushte natyrisht që ne do të përgjigjemi, ende nuk jemi përgjigje, jemi në proces në marrjen e një vendimi nga ana e menaxhmentit se si do të veprojmë  me këtë grup të studentëve që vërtetë janë në pozitë të palakmueshme, ne nuk kemi formulë që zgjidhet. Po të kish qenë që me këta student do të përfundonte ne e kishim përfunduar. Ky universitet ka adresuar shumë sfida, shumë probleme të cilat i kemi trashëguar… Ne jemi të vetëdijshëm që problemet nuk  mund të zgjidhen me këtë transfer, mirëpo ne nuk kemi marr ende ndonjë vendim”, tha Dema. Transferimi i studentëve nga Universiteti i Tetovës në Universitetin e Prishtinës kishte ndodhur dhe në vitin 2005, pikërisht nën udhëheqjen e atëhershme të kryeministrit Ramush Haradinaj.kp

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here