Rifat Jashari: Këtë ditë e kemi pritur me vite

0
36

Vëllai i komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, Rifat Jashari është shprehur se krijimin e Ushtrisë së Kosovës e kanë pritur me vite të tëra. Për këtë ditë, sipas tij më meritorët janë ata që dhanë jetën për lirinë.

“Kjo është një kënaqësi jo vetëm për mua si familje Jashari, por për tërë kombin shqiptar. Këtë ditë e kemi pritur me vite të tëra, duke iu falënderuar bijve e bijave të Kosovës që e morën guximin, ia kthyen pushkën ushtrisë dhe policisë serbo-sllave. Fal gjakut të tyre, luftës së tyre sot jemi këtu ku jemi, ishalla e gëzojmë, ishalla gjë të keqe më nuk i ndodh popullit tonë, vendit tonë”, tha Jashari në një intervistë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here