Rikthehet ajri i pashëndetshëm në Prishtinë

0
13

Pas reshjeve të borës, ndotja e ajrit në Prishtinë kishte qenë në nivel më të mirë, por sonte në mbrëmje është rikthyer ndotja e ajrit.

Sipas matjeve të fundit të cilësisë së ajrit nga matësit e Ambasadës Amerikane në Prishtinë në ora 22:00, cilësia e ajrit del të jetë jo e shëndetshme, në shifrën 155.

Ndryshe, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka alarmuar se ndotja e ajrit është një prej kërcënimeve më të mëdha për shëndetin global.

Sipas agjencisë së OKB-së për Shëndetësi, ndotja e ajrit vret 7 milionë njerëz në botë çdo vit, përfshirë 600 mijë fëmijë.

Po ashtu, ajri i ndotur ndikon që shumë fëmijë të lindin me probleme mendore e fizike

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here