Rruga Prishtinë-Shkup, sot dhe nesër e mbyllur për qarkullim përshkak të punimeve

0
18

Sot dhe nesër qarkullimi rrugor do të ndërpritet në të dyja drejtimet, Kosovë-Maqedoni dhe anasjelltas.

Rruga magjistrale nga Kaçaniku deri në Han të Elezit, saktësisht deri te vendkalimi kufitar Bllacë, midis Kosovës dhe Maqedonisë, sot dhe nesër do të mbyllet për qarkullim për shkak të punimeve në autostradë “Arben Xhaferi” që lidh Prishtinën dhe Shkupin.

Prandaj sot dhe nesër (7 – 8 dhjetor) qarkullimi rrugor do të ndërpritet në të dyja drejtimet, Kosovë-Maqedoni dhe anasjelltas.

Regjimi i ndërprerjes do të jetë: sot (7 dhjetor) prej orës 09:00 – 12:00 dhe prej orës 14:00 – 17:00 dhe nesër (8 dhjetor) prej orës 07:00 – 17:00.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here