SBASHK: Greva njëorëshe është mbajtur në 99 % të institucioneve arsimore

0
20

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), në një komunikatë për media ka thënë greva është mbajtur në 99% të institucioneve  arsimore.

Sipas SBASHK-ut “Raportet tregojnë se  greva njëorëshe është mbajtur në 99  %  të institucioneve  arsimore duke filluar  nga çerdhet , shkollat  dhe njësitë akademike, gjegjësisht Universitetet”.

Këshillat greviste të formuara në shkolla dhe njësi akademike të Universiteteve të Kosovës kanë raportuar në Këshillat Greviste komunale dhe në atë të Universiteteve. Këto raporte pastaj janë përcjellë te Këshilli Qendror Grevist i SBASHK-ut.

“SBASHK-u uron që këtë alarm të fundit ta kuptojnë institucionet e Kosovës dhe ta korrigjojnë ligjin e pagave  për t’i  dhënë kështu vend meritor në këtë ligj  tërë sektorit të arsimit”, thuhet në komunikatën e dërguar nga SBASHK-u.

Nëse kjo nuk ndodh atëherë  i tërë sistemi arsimor  më 14 janar 2019 do të jetë në grevë të përgjithshme

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here