Serbia bën thirrje për parandalimin e formimit të ushtrisë së Kosovës

0
26

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, ka thënë se krerët e vendit të tij i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe kontingjentit ushtarak të KFOR-it, nën administratën e NATO-s, të ndalojë autoritetet kosovare në formimin e ushtrisë.
Ai në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve RIA Novosti ka deklaruar se ushtria e Kosovës rrezikon paqen në Ballkan, transmeton Klan Kosova.

Kujtojmë se të premten, më 14 dhjetor, do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës ku do të hidhet në votim transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here