Shala shpreh gatishmërinë për vazhdim të bashkëpunimit me komunitetin e donatorëve

0
15

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka mbajtur takim me komunitetin e donatorëve duke shprehur mirënjohje për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë për Qeverinë e Kosovës dhe MTI-në.

Shala ka theksuar se mbështetja e donatorëve është shumë e nevojshme për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

“Mirënjohje të thellë në radhë të parë për ndihmën e vazhdueshme nga donatorët, të cilët kanë mbështetur Qeverinë e Republikës së Kosovës e sidomos Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Aktualisht jemi duke punuar në disa projekte që mbështesin zhvillimin e bizneseve si dhe  zhvillimin e politikave tregtare dhe të industrisë, të cilat do të kenë impakt në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Për më tepër, procesi i integrimit evropian për Kosovës, përbën vlerën fondamentale dhe prioritetin kryesor të vendit drejtë aderimit në familjen e madhe evropiane”, tha ministri Shala.

Shala ka bërë të ditur se edhe vitin që po vjen do të vazhdojnë punën duke pasur prioritet implementimin e MSA-së dhe përmirësimit e ambientit të të bërit biznes.

“Të nderuar donator, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në vitin 2019 do të vazhdojë të punoj duke pasur në prioritet implementimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, përmirësimin e mëtejmë të ambientit të bërit biznes, fuqizimin e infrastrukturës së cilësisë, zhvillimin e turizmit vendor, si dhe mbrojtjen e konsumatorit duke e përmirësuar mbikëqyrjen e tregut”, thuhet më tej në komunikatën  e dërguar nga MTI.

Shala ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me qëllim të avancimit të politikave shtetërore drejt zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.

“Si përfundim, më lejoni të shprehë edhe njëherë mirënjohjen për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, dhe njëkohësisht të ju ri-konfirmojmë gatishmërinë për bashkëpunim në të ardhmen”, tha Shala

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here