Sherifi: Asnjë ministër i PDK’së s’mund t’i rezistojë Thaçit

0
14

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate Billall Sherifi ka folur për raportet në mes të kryetarit të PDK’së Kadri Veseli dhe dhe ish-kryetarit të kësaj partie Hashim Thaçi.

Pavarësisht zhvillimeve të fundit, Sherifi nuk sheh përplasje në mes tyre.

“Nga ajo që unë arrijë të perceptojë nuk shoh përplasje në mes të atyre dyve”, tha Sherifi në emisionin Pressing me Leonard Kerqukin në T7.

 

Pas vizitës së presidentit Hashim Thaçi në Ujman e i cili shoqërohej nga Ministri Abelard Tahiri, ky i fundit ofroi dorëheqjen.

Express raportoi se ofrimi i dorëheqjes erdhi si pasojë e problemeve të fundit në sistemin e drejtësisë dhe ndërhyrjeve politike në të.

Ndërkohë, sipas Sherifit, asnjë ministër i Qeverisë Haradinaj nga radhët e PDK’së nuk i reziston Thaçit.

‘Perceptimi im është se Të gjithë ministrat nuk mund t’i rezistojnë Hashim Thaçit. Le ta harrojnë’, shtoi Sherifi.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here