Shkolla e Mjekësisë “Dr. Xheladin Deda” solidarizohet me viktimat e tërmetit në Shqipëri

0
55

Shkolla e Mjekësisë “Dr. Xheladin Deda” solidarizohet me viktimat e tërmetit në Shqipëri•

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, së bashku me drejtorin e Shkollës së Mjekësisë “Dr. Xheladin Deda”, Gani Rama dhe kryesinë e këshillit të nxënësve kanë ndezur qirinj në shenjë solidariteti me familjarët e viktimave të cilët humbën jetën si pasojë e tërmetit.

Me këtë rast, në fjalën e tij kryetari Bahtiri, ka falënderuar kryesinë e këshillit organizativ të nxënësve, dhe stafin e kësaj shkolle për këtë iniciativë, duke u solidarizuar kështu me vëllezërit dhe motrat tona nga Shqipëria, gjithashtu ai ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave të cilët humben jetën tragjikisht.

“Në emrin tim personal, dhe në emër të Komunës së Mitrovicës, dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta të gjithë familjarëve të viktimave të cilët humbën më të dashurit e tyre si pasojë e tërmetit të fuqishëm i cili goditi Shqipërinë. Gjithashtu dua të ju falënderoj edhe juve nxënës dhe personelin e kësaj shkolle për këtë iniciativë shumë të nevojshme, duke bashkë ndjerë dhimbjen me bashkëkombësit tanë, gatishmëria juaj dhe e shumë qytetarëve të Mitrovicës, si dhe gjithë Kosovës e tregon më së miri se edhe pse jemi dy shtete, ne gjithmonë bëhemi një kur kemi më së shumti nevojë për njëri tjetrin”, ka thënë ndër të tjerash kryetari Bahtiri

Ndërkaq në anën tjetër, drejtori i kësaj shkolle, Gani Rama, si dhe kryesia e këshillit organizativ të nxënësve kanë falënderuar kryetarin e komunës Agim Bahtiri, i cili çdo herë është i gatshëm tu bashkohet në të gjitha iniciativat që janë në të mirë të shoqërisë në përgjithësi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here