Shpend Ahmeti i shtohet kundërshtarëve të vendimit për importin e veturave të vjetra

0
11

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i është shtuar kundërshtarëve të vendimit të Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik për zgjatjen lejimit të importimit të veturave të vjetra deri në 15, nga 10 siç ishte me ligjin aktual.

Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Ahmeti ka thënë se një prej ndotësve kryesorë në Prishtinë janë makinat.

“Vendimi i komisionit parlamentar për ta rekomanduar ndryshimin e ligjit për importimin e automjeteve duke lejuar importimin e makinave që janë 15 vite të vjetra shkon në kundërshtim me zotimet se do ta luftojmë ndotjen”, ka shkruar Ahmeti.

“Ngritja e zërit vetëm kur ballafaqohemi me pasojat e asnjëherë me shkakun është e pamjaftueshme. Duhet që me çdo kusht ta ndalojmë këtë vendim të dëmshëm për shëndetin tonë”, është shprehur ai.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here