Shpend Ahmeti realizon zotimin – shujta të ngrohta për personat në nevojë

0
77

Nga data 28 dhjetor, Komuna e Prishtinës fillon me shpërndarjen e shujtave të ngrohta për personat në nevojë, në formë të organizuar, përmes kuzhinës popullore dhe shkollave të kryeqytetit. Kësisoj, realizohet prakitikisht zotimi nr. 53 i dhënë nga Kryetari gjatë fushatës.

Çdo mbrëmje, duke filluar në ora 18:00, kuzhina popullore lëvizëse do të jetë në lagje të caktuara të Prishtinës. Qëllimi është që përveç kuzhinës lëvizëse, të kemi edhe kuzhina të përhershme në disa lokacione.

Më 28 dhjetor, në ora 18:00, kuzhina do të jetë e hapur në shkollën “Dardania”, kurse më 29 dhjetor në ora 18:00 në shkollën “Zenel Hajdini”. Pas këtij testimi, do t’iu njoftojmë për datat dhe lokacionet tjera.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here