Shtatë gra do të udhëheqin drejtoritë në Drenas

0
19

Nga sot, shumica e drejtorive në komunën e Drenasit do të udhëhiqen nga gratë.

Shtatë drejtori do të drejtoren nga ato, ka bërë me dije kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci.

Më poshtë shkrimi i plotë:

Nga sot, komuna e Drenasit, drejtoritë me shumicë i udhëheqin gratë, relacioni është 7 me 5, në favor të grave. Këto dy emërime, fuqizojnë kompetencën dhe gatishmërinë tonë në ekzekutiv për këto dy fusha.

Nga sot, znj. Egzona Jetullahi, Master në Shkencat Ekonomike, drejtoreshë në Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik dhe Shqipe Zogu, drejtoreshë në Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Deputete e Kuvendit Komunal në Drenas për dy mandate, femra e dytë më e votuar në Drenas, janë përforcimet e reja të ekzekutivit tonë komunal.

Drenasi, me këto dy emërime, përforcon jo vetëm pushtetin lokal me femra si shembull për vendin dhe rajonin por edhe motivin e kuadrit të ri, të marrë përgjegjësi për zhvillimin e komunës së Drenasit.

Suksese drejtoresha dhe drejtorë, qoftë vit i sukseseve të reja për komunën dhe qytetarët tanë!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here