Shtesat e fëmijëve në Kosovë – këto janë kriteret sipas dokumentit të Ministrisë së Punës

0
36

Kuvendi i Kosovës muajin e kaluar miratoi një rezolutë për ndarjen e shtesave të gjithë fëmijëve në Kosovë nga mosha 0 deri në 16 vjet. Sipas kësaj rezolute shtesa për fëmijët do të jetë në vlerën prej 10 euro. Me këtë rast, politikanë dhe ata që e propozuan këtë rezolutë, thanë se shtesa do të marrin të gjithë fëmijët që e plotësojnë këtë kusht.

Por një dokument i brendshëm i Ministrisë së Punës mbi sistemin pensional në Kosovë zbardh në detaje mënyrën sesi kjo skemë sociale do të integrohet brenda sistemit pensional, shkruan Buletini Ekonomik. Aty parashihen dy mënyra sesi do të zbatohet kjo skemë sociale, mirëpo për të dyjat parashihen kritere të ashpra rreth asaj se kush do të jenë përfituesit.

Në bazë të këtij dokumenti i cili quhet “Koncept-dokumenti për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve”, jo të gjithë fëmijët deri në 16 vjet do të përfitojnë nga kjo skemë sociale.

Sipas modelit të parë të propozuar, nëse një familje ka më shumë se një fëmijë, atëherë vlera e shtesës për fëmijën e dytë është 50%, për të tretin dhe gjithë të tjerët 25%.

Ndërsa nëse aplikohet metoda e dytë, atëherë përfitues do të jenë vetëm fëmijët e familjeve që kanë së paku një person në punë dhe marrin nën 60% të mesatares së të ardhurave familjare në Kosovë. Edhe në këtë rast shtesën të plotë do ta marr vetëm një fëmijë në një familje, ndërsa fëmija i dytë, nëse ka, 50% të vlerës kurse i treti dhe të tjerët, do të marrin 25% të vlerës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here