Sindikatat e shëndetësisë në Kosovë takohen me ministrin Ismajli

0
19

Federata e Sindikatave të  Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) me anë të një komunikate, njoftojnë opinionin e gjerë se sot ne ditën e dytë të Grevës së përgjithshme të punëtorëve shëndetësor , Këshilli Grevistë ka pasur takim me Ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismajli, në lidhje me situatën e re e cila është krijuar me rastin e mos përmbushjeve të premtimeve nga ana e Qeverisë.

“Nga takimi nuk kemi marrë as një premtim i cili do të ndikonte në ndërprerjen e Grevës. Duke u gjendur në situatë tepër të vështirë në të cilën më së shumti po pësojnë pacientët  Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka kërkuar takim urgjentë me Kryeministrin me qëllimin e vetëm që të  gjendet një zgjidhje për daljen nga kjo situatë”, thuhet në komunikatën e dërguar nga FSSHK-ja.

FSSHK apelon në institucionet relevante respektivisht që të merrë seriozisht Grevën e cila është në zhvillim, në të kundërtën Greva dhe veprimet tjera sindikale do të vazhdojnë bazuar në vendimet e organeve më të larta të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.

“FSSHK-ë i falënderon të gjithë punëtorët shëndetësor të cilët po qëndrojnë stoikisht ne Grevë e në veçanti popullatën e cila deri në këto momente është duke na kuptuar. Në fund Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës  është shumë e vetëdijshme se po pësojnë pacientët dhe punëtorët shëndetësor por turpi dhe përgjegjësia mbetet te politik bërësit”, thuhet më tej nga FSSHK.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here