Sipas Albulena Haxhiut, Haradinaj po tenton t’ua mbyllë gojën prokurorëve specialë

0
23

Kryeministri Ramush Haradinaj ka paralajmëruar se nga sot të gjithë prokurorët specialë do të përfitojnë shtesa për punën e tyre në hetimin e veprave që lidhen me korrupsionin.

Lidhur me këtë vendim të kreut të ekzekutivit ka reaguar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.

“Sipas i informacioneve që i kemi, kallëzimin penal që e kemi deponuar për vendimin e paligjshëm të Qeverisë Haradinaj, për ngritjen e pagave për vete, është duke e trajtuar Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës. Paralajmërimi i Haradinajt, për shtesa prokurorëve të Prokurorisë Speciale përveç tjerash është edhe tendencë për t’ia mbyllur gojën prokurorëve specialë”.

“Për t’a dëshmuar të kundërtën prokuroria duhet të veproj menjëherë karshi shkeljes penale të Kryeministrit dhe ministrave që e kanë votuar atë vendim të paligjshëm”, ka shkruar ajo në Facebook

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here