Studentët sërish në protestë kundër qeverisë, çfarë po ndodh në Tiranë

0
14

Studentët e Fakultetit të Arkitekturës kanë protestuar edhe këtë të mërkurë duke bojkotuar mësimin për ditën e dytë rradhazi.

Studentët kanë marshur në drejtim të Ministrisë së Arsimit në kundërshti me taksën prej 670 lekësh për një kredit të provimeve, një shumë e cila sipas studentëve është shumë e lartë për t’u përballuar.

Vendimi i qeverisë është marrë në maj të 2018 dhe i kushton atyre që kryejnë provime të mbartura në vite të holla. Studentët kanë argumentuar se një provim me disa kreditë dhe një numër i caktuar lëndësh të mbartura do të rrisnin së tepërmi faturën financiare për të rinjtë. Ata kërkojnë heqjen e tarifës si dhe që pagesa për shkollën të bëhet në janar dhe jo tani. Studentët gjithashtu kanë firmosur dhe një peticion për anulimin e vendimit për tarifat.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here