Talenti kosovar i cili po shkëlqen te Besa e Kavajës, pritet shumë shpejtë transferimi i tij në futbollin evropian

0
95

Futbolli shqiptar gjithmonë e më shumë është duke u mbipopulluar nga futbollistët kosovar.

Kategoria Superiore dhe ajo e dyta siç duket janë duke u parë si një trampolinë për futbollistët kosovar, të cilët më pas synojnë futbollin evropian.

Tashmë, futbollin shqiptar është duke e shijuar edhe talentin nga Vushtrria, Arianit Krasniqi, i cili karrierën është duke e zhvilluar te Besa e Kavajës, e cila në këtë sezon bënë gara në kategorinë e dytë të futbollit shqiptar.

Arianiti Krasniqi, Besa e Kavajës

Arianiti karrierën e kishte filluar tek Kosova e Vushtrrisë, për të kaluar më vonë tek akademia e Galatasaray (në Prishtinë).

Aty sulmuesi i krahut të djathtë filloi të ketë minuta më shumë dhe të shfaqë aftësitë e tij, të cilat në atë kohë Trepça e kishte dalluar dhe e kishte transferuar nga Galatasaray.

18 vjeçari ka fituar zemrën e tifozëve

18 vjeçari me Besën e Kavajës ka kontratë pesëvjeçare dhe klubi ka pritshmëri të mëdha që shumë shpejtë ai do të jetë gati për tregun evropian.

Krasniqi është aktivizuar në  13 ndeshjet e Besës këtë sezon dhe ka startuar pesë prej tyre nga minuta e parë.

Besa e Kavajës këtë sezon synon rikthimin në Katergorinë Superiore dhe deri më tani është duke kaluar në top formë, duke u renditur e dyta me vetëm dy pikë larg pozitës së parë, në të cilën është Bylisi me 27 pikë.

Kujtojmë se Besa e Kavajës gjithmonë ka pasur futbollistë kosovarë dhe në të kaluarën në këtë klub kanë qenë pjesë edhe Liridon Leci, Bajram Jashanica e shumë të tjerë.

Më poshtë e keni intervistën e plotë me Arianitin.

-Filluat karrierën në Vushtrri, si ishte periudha në klubin vushtrrias?

Karrierën e fillova te Kosova e Vushtrrisë, më pas kalova tek shkolla e futbollit Galatasaray në Prishtinë.  Në këtë shkollë u formova si futbollist dhe fillova të rritem si lojtar.

– Si ndodhi transferimi tek Trepça?

Më pas u largova tek klubi i Trepçës, sepse ata më kishin vëzhguar gjatë gjithë kohës sa kam qenë te shkolla e Galatasaray.

– Luani në pozitën e mbrojtësit të djathtë, por edhe atë të mesfushorit sulmues?

-Aty fillova të luaj mbrojtës dhe mesfushor i djathtë kalova një sezon në superligë mjaft të mirë.

Arianit, tashmë jeni pjesë e Besës së Kavajës, keni bërë një hap të madh në karrierë?

Tashmë jam pjesë e klubit të Besës së Kavajës, jam i lumtur që jam pjesë e Kavajës sepse është klub me traditë, klub nga i cili kanë daluar shumë futbollistë kosovar të njohur.

Si është atmosfera tek Besa, jeni aktivizuar në çdo ndeshje, na shpejgo dallimin e dy ligave?

Atmosfera në klub është mjaftë e mirë jemi në kategorinë e parë dhe kemi synim superioren, jemi në vendin e dytë, vetëm dy pikë larg të parit. Jam aktivizuar në çdo ndeshje deri me tani. Dallimi i ligës shqiptare dhe asaj kosovare është sepse këtu zhvillohet futboll më i shpejt dhe ka ritëm, se sa në Kosovë.

Cilat janë synimet e tuaja pas Besës?

Synimet e mija pas Besës janë të transferohem tek një klub evropian dhe të më bëhën ëndrrat realitet.

-A jeni kontaktuar nga përfaqësuesja e Kosovës apo nga kombëtarja e Shqipërisë?

Ende nuk kam pranuar ndonjë ftesë nga kombëtarja e Shqipërisë dhe as nga ajo e Kosovës, megjithatë jam duke punuar fortë që kjo të ndodhë shumë shpejt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here