Tensionet Kosovë – Serbi, në sytë e mediave të huaja

0
21

Serbia ka kërkuar mbështetje nga aleatët e saj, Rusia dhe Kina, për të kundërshtuar formimin e ushtrisë së Kosovës, me ç’rast ka paralajmëruar se një gjë e tillë mund të çojë në përleshje të reja në Ballkan, shkruan Associated Press.

Kuvendi i Kosovës pritet t’i votojë projektligjet për transformimin e ushtrisë më 14 dhjetor. Zyrtarë serbë pretendojnë se kjo ushtri do të përdoret kundër minoritetit serb në Kosovë.

Associated Press shkruan se Serbia ka kërcënuar me ndërmarrjen e masave kundërshtuese në qoftë se formohet ushtria.

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, është takuar ndaras me ambasadorët e Rusisë, Kinës dhe SHBA-ve në Beograd, me ç’rast ka thënë se “provokimet e vazhdueshme të Kosovës nuk i lënë zgjidhje tjetër Serbisë përveç të mbrojë minoritetin serb”.

Sipas Vuçiqit, planet e Kosovës për formimin e ushtrisë përbëjnë rrezik për paqen dhe stabilitetin në regjion.

Tensionet në mes të Serbisë dhe Kosovës janë ngritur veçanërisht pasi Qeveria kosovare vendosi taksën 100 për qind për mallrat që vijnë nga Serbia – një reagim për mosanëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, pas lobimit të intensifikuar të Serbisë.
Vuçiq ka thënë se “është e qartë që taksa dhe formimi i ushtrisë kanë për qëllim t’i përzënë serbët nga Kosova”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here