Thaçi: Ashdown ishte mbështetës i flaktë i pavarësisë së Kosovës

0
57

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka shprehur ngushllime për vdekjen e diplomatit britanik Paddy Ashdown.

Thaçi e vlerësoi lart kontributin e Ashdow, për të cilin tha se ishte mbështetës i flaktë i pavarësisë së Kosovës.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Thaçit.

“Jemi të pikëlluar për vdekjen e mikut të Kosovës, diplomatit britanik, Paddy Ashdown. Ai ishte zëri më i fuqishëm i intervenimit të NATO-s për të parandaluar spastrimin etnik në Kosovë. Ashdown ishte, po ashtu, një mbështetës i flaktë i pavarësisë së Kosovës. Jam shumë i nderuar që në dy dekadat e fundit kam bashkëpunuar ngushtë me të, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe popullit britanik”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here