Thaçi dekoron Vasfije Krasniqin: Heroinë e gjallë e Kosovës

0
10

thaci-dekoron-vasfije-krasniqin-e1539847989590_1539848614-7399840.jpgPresidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e dekoroi sot Vasfije Krasniqin- Goodman, kosovaren e cila përjetoi përdhunimin nga forcat serbe në prill të vitit 1999 dhe pak ditë më parë doli të flasë publikisht për të.

E ftuar në Zyrën e Presidentit për të marrë Medaljen Presidenciale ‘Qytetare e Merituar’, në shoqërinë e bashkëshortit dhe familjarëve, Krasniqi- Goodman ishte e shkurtë në deklaratën e saj.

Ajo bëri thirrje për “mbrojtje dhe drejtësi” për viktimat e dhunimit gjatë luftës ndërsa e falënderoi Presidentin për dekoratën.

Ndërsa Thaçi e vlerësoi momentin e takimit me viktimën e dhunimit si “një nga momentet më emocionuese” në jetën e tij.

Ai e cilësoi Krasniqin si “heroinë e gjallë” e Kosovës.

“Dëgjojmë rrëfimin e së vërtetës për drejtësi për dhunimin e grave dhe burrave shqiptarë. Unë e falënderoj për guximin e saj për të rrëfyer për atë që ka ndodhur, për gjenocidin e viteve 1998-1999”, tha Thaçi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here