Thaçi për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën: E mbështes më shumë sesa gjatë verës

0
15

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë sot se “17 shkurti 2008” nuk do të preket.

Por në konferencën e fundvitit, ai ka thënë se mbështet  – më shumë se më parë – idenë e bashkëngjitjes së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën.

“Mbështes në plotni të drejtat dhe kërkesat e shqiptarëve në Luginë, sot edhe më fuqishëm sesa verës dhe në muajt në vijim shpresoj në të drejtën e tyre për bashkëngjitje me Kosovën”.

Me marrëveshjen me Serbinë, kreu kosovar ka thënë se Kosova e fiton njohjen nga ajo dhe ulësen në OKB.

“E kam theksuar edhe dje në parlament, në do të punojmë shuam seriozisht shumë si Kosovë duke ju përgjigjur nevojave të vendit për fqinjësi të mirë që në muajt në vijim të ndodh dialogu me Serbinë si dy shtet sovrane dhe të ndodhë marrëveshja ligjërisht obliguese”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here