Thaçi pranon: Jam i emocionuar

0
53

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka uruar të gjithë qytetarët për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, duke thënë se kjo ditë është një e arritur historike e merituar.

“Është një ditë e jashtëzakonshme. Ditë historike por krejt normale e zakonshme, një e arritur historike e merituar. Kosova ka ushtrinë, ka shtetin që po konsolidohet dhe forcohet çdo ditë”.

“Ushtria e Kosovës, ashtu sikurse edhe vet shteti, do të jetë multietnike profesionale në shërbim të qytetarëve, të paqes në Kosovë e rajon. Do të vazhdojmë të punojmë me partneret tanë. Do të vazhdojmë reformat tona të cilat janë shumë të rëndësishme”.

“Sot kujtojmë të gjithë dëshmorët e lirisë, veteranët, familjet e dëshmorëve. T’i kujtojmë të gjitha ato sakrifica të tyre dhe të zotohemi për energji të reja”.

“Uroj të gjithë qytetarët, oficerët për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm dhe meritor. Jam i emocionuar”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here