Thaçi takohet me Hahnin në Minsk, përmend vizat por jo edhe idenë për korrigjim të kufijve

0
17

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës së tij në Bjellorusi ka takuar edhe komisionarin e Bashkimit Evropian, Johanes Hahn.

Gjatë këtij takimi Thaçi ka shkruar se ka biseduar për çështjen e liberalizimit të vizave dhe për arritjen e një marrëveshje finale me Serbinë.

Edhe në këtë takim, Thaçi nuk e ka përmendur fare idenë e tij për korrigjimin e kufijve.

“Me komisionerin Hahn bisedova për çështjet më me rëndësi për perspektivën evropiane të Kosovës, nga përfshirja e pikës për liberalizimin e vizave në agjendën e Këshillit Evropian, deri tek nevoja për arritjen e një marrëveshjeje paqësore gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij zyrtar.

Në të njëjtin vend, Thaçi është takuar edhe me ambasadorin gjerman, Wolfgang Ischinger.

Në këtë takim me Ischingerin, presidenti ka shprehur qëndrimin e tij për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë, dhe për mbylljen e kapitullit të konfliktit shumë vjeçar.

E derisa Thaçi po qëndron në Minsk, në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur seanca në të cilën pritet të votohet një rezolutë që ia ndalon presidentit të diskutojë për territorin dhe kufijtë e Republikës së Kosovë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here