Thaçi: Të pagjeturit, pika e parë e diskutimit në dialog me Serbinë

0
22

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se çështja e të pagjeturve do të jetë pika e parë që do të diskutohet në dialogun me Serbinë.

“Definitivisht po. Do të futet në dialog [çështja e personave të pagjetur]”, ka thënë Thaçi sot në konferencën e fundvitit për media.

“Çështja e personave të zhdukur do të jetë pika e parë që do të diskutohet dhe kjo tanimë është zyrtare”.

Thaçi mes tjerash foli edhe për ushtrinë duke thënë se themelimi i ushtrisë vetëm sa e fuqizon dhe konsolidon shtetin e Kosovës dhe në asnjë rrethanë nuk e lëndon apo zbehë atë.

Ai po ashtu përmendi se në zyrën e tij i ka tri ligje që do t’i nënshkruajë nesër, me me ç’rast do të zyrtarizohet edhe formalisht ushtria e Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here