Themelorja e Gjakovës publikon raportin e punës për nëntorin e 2018

0
85

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka mbajtur mbledhjen e rregullt të kolegjiumit, ku ishte i pranishëm edhe Prokurori Besim Kelmendi nga zyra e Kryeprokurorit të Shtetit.

Si pikë kryesore e diskutimit ishte edhe raporti i lëndëve të pranuara dhe të zgjidhura gjatë muajit nëntor 2018, në Departamentin e Krimeve të Rënda, Departamentin e Përgjithshëm dhe Departamentin për të Mitur.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, në nëntor 2018 ka pranuar gjithsejtë 10 lëndë dhe janë zgjidhur 4 prej tyre. Departamenti i Përgjithshëm gjatë muajit që lamë pas, ka pranuar 167 lëndë, ku nga Prokurorët e këtij departamenti kanë arritur të kryejnë 162 prej tyre. Departamenti për të Mitur, për muajin nëntor ka pranuar 11 lëndë dhe ka zgjidhur 13 lëndë. Numri i përgjithshëm i lëndëve të pranuara në këtë Prokurori ,gjatë muajit nëntor 2018 është 188, ndërsa lëndë të zgjidhura mbesin 179 gjithsejtë”, thuhet në komunikatë e Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here